Zë në thua, rrëzim spektakolar i Papës në Poloni (Video)

Një moment dramatik i ka ndodhur sot Papa Françeskut. Ai ka dalë huq dhe është rrëzuar përtokë, teksa ngjitej drejt një altari në ambient të hapur, pë

Një moment dramatik i ka ndodhur sot Papa Françeskut. Ai ka dalë huq dhe është rrëzuar përtokë, teksa ngjitej drejt një altari në ambient të hapur, për të mbajtur një meshë në vendin e shenjtë polak të Jasna Goras.

Ati i Shenjtë 79-vjeçar i veshur me pelerinën e tij të zakonshme të bardhë e të gjatë, nuk arriti të vërente një boshllëk, e për këtë arsye u rrëzua përpara se të mbërrinte në altar.

Priftërinjtë përreth tij nxituan shpejt ta ndihmonin e t’i rregullonin veshjen.

Mesha vazhdoi siç ishte planifikuar dhe Papa mbajti një fjalim të gjatë përpara dhjetëra mijëra besimtarëve të mbledhur nën këmbët Manastirit të Jasna Goras, në qytetin jugor të Czestochowas.

COMMENTS