Lirshëm mund ta quajmë budallaki veprimin e shoferit i cili e ka ndaluar makinën në cepin e një shkëmbi të thepisur, që ndodhet në maje të malit Fifa
Lirshëm mund ta quajmë budallaki veprimin e shoferit i cili e ka ndaluar makinën në cepin e një shkëmbi të thepisur, që ndodhet në maje të malit Fifa në Arabinë Saudite.
Nuk dihet identiteti i pronarit të veturës, që është vendosur në shkëmbin që ndodhet në 3.505 metra lartësi.
Mediat në vend i kanë kërkuar shoferëve, kryesisht atyre të rinj, që të mos bëjnë veprime të këtilla, sepse janë të rrezikshme dhe të panevojshme.
Madje, sipas ligjeve në Mbretërinë Arabe, këta njerëz mund të dënohen me burg dhe të rekrutohen për në ushtri.
COMMENTS