Komuna e Gjilanit ka hyrë në fazën përfundimtare të procesit për fillimin e implementimit të projektit 'Rehabilitimi dhe instalimi i kanalizimeve të u
Komuna e Gjilanit ka hyrë në fazën përfundimtare të procesit për fillimin e implementimit të projektit ‘Rehabilitimi dhe instalimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, si dhe rregullimi i shtratit të lumit Mirusha dhe Stanishorka’ që do të financohen përmes programit të kredisë së butë ‘Soft Loan’ të Qeverisë Austriake.
Kjo kredi do të shërbej për trajtimin e ujërave të zeza dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve Mirusha dhe Stanishorka.
Prezantimi i projektit ‘Rehabilitimi dhe instalimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, si dhe rregullimi i shtratit të lumit Mirusha dhe Stanishorka’, bëhet të premtën më 29.07.2016 në ‘Vali Ranch’, Përlepnicë, – Gjilan, nga ora 10:00.
COMMENTS