I ka mbetur vetëm edhe një muaj që të bëhet nënë për herë të dytë. E data kur Teuta Krasniqi planifikon të lindë, është 27 shtatori. E derisa në s
I ka mbetur vetëm edhe një muaj që të bëhet nënë për herë të dytë. E data kur Teuta Krasniqi planifikon të lindë, është 27 shtatori.
E derisa në shtatzëninë e parë, aktorja ka pasur shumë më shumë kujdes si një grua shtatzënë, në të dytën thotë se është krejt ndryshe. Me shumë energji, ajo ka vazhduar rutinën e jetës, të punojë, ecjen, blerjet.
Gjatë një interviste, Teuta ka treguar edhe për datën e lindjes. E për këtë gjë ka treguar se mund të vendos vetë, për shkak të mënyrës së lindjes.
‘Edhe një muaj më ka mbetur kohë deri te termini për të lindur, besoj diku nga 27 shtatori. Po e them kështu datën sepse sikurse në lindjen e parë ashtu edhe tash do të lindi në këtë mënyrë. Besoj se do të lindi një javë para ditëlindjes së Adonisit’, tregon aktorja.
‘Pasi që lindi me prerje cezariane, do të lindi pak ma herët, një javë… nuk guxoj në ditën e fundit të terminit. Lindja nuk do të bëhet në ditën e lindjes së Adonisit. Ditëlindja e Adonisit do të festohet veçmas, e ditëlindjet e vajzave veçmas. Secili në ditën e vet… shton Teuta.
COMMENTS