Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike 'Rio 2016', ku për herë të parë parakaloi edhe Kosova me t
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike ‘Rio 2016’, ku për herë të parë parakaloi edhe Kosova me tetë sportistët e saj.
Ai tha se është ndjerë krenar me sportistët dhe simbolet shtetëror enë Rio, të cilat u bënë vlerë e re e diversitetit botëror.
‘Moment i paharruar për shtetin dhe popullin tim. Kosova shënoi debutimin në ngjarjen kryesore ndërkombëtare sportive, në Lojërat Olimpike. Krenar me parakalimin e sportistëve tanë me simbolet shtetërore. Kosova u bë vlerë e re e diversitetit botëror.
Pjesëmarrja jonë në Rio është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Urime të gjithëve! HTH’, shkruan Thaçi në Facebook.
COMMENTS