Presidenti i qytetit të Bronx-it në New York, Ruben Diaz Jr, për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, e ka shpallur 17 Shkurtin si 'Dita e Shkurte
Presidenti i qytetit të Bronx-it në New York, Ruben Diaz Jr, për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, e ka shpallur 17 Shkurtin si ‘Dita e Shkurte Fejzës në Bronx’.
Këtë e ka bërë të ditur vet Ruben Diaz JR, përmes Dekoratës së dërguar këngëtares Shkurte Fejza, e cila sipas tij përfaqëson të gjithë shqiptarët në botë përmes muzikës së saj.
E vet dekoratën e ka publikuar këngëtarja Shkurte Fejza në profilin e saj në Facebook.
Ruben Diaz Jr. President i qytetit të Bronx-it
Prezenton këtë:
Shpallje
E lindur më 18 Nëntor 1961, në një familje patriotësh në Mushtisht të Therandës, Shkurte Fejza është ngritur lartë në karrierë, dhe ka krijuar një emër të madh për vete, dhe:
Bazuar se: Shkurte Fejza përfaqëson komunitetin shqipëtar në Kosovë dhe në gjithë botën përmes muzikës së saj dhe teksteve. Ajo njihet si ‘Yll i Yjeve’, për shkak dedikimit të saj që të kontribuojë për komunitetin e saj dhe rininë, dhe:
Bazuar se: Shkurte Fejza ka studiuar në Prishtinë, dhe për herë të parë doli në skenë në Maj të vitit 1974, dhe ka performuar mijëra këngë popullore anembanë botës përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe:
Bazuar se: Shkurte Fejza i ka dedikuar shumicën e këngëve heronjëve dhe liderëve të ndryshëm të komunitetit, dhe në shumë nga projektet e saj ajo ka bashkëpunuar dhe me organizta të ndryshme përfshirë dhe ‘Albanian American Society Foundation’, ‘Sons & Daughters of Albanian in America’ dhe ‘Albanian Community Center’, të cilat punojnë rreth promovimit të sukseseve të emigrantëve Shqipetarë të Neë York-ut – vendi me më së shumti Shqiptarë në Shtetet e Bashkuara.
Prandaj tani, në emër të 1.4 milionë banorëve, unë Ruben Diaz Jr., President i qytetit të Bronx-it, njoh Pavarësinë e Kosovës, përshëndes dhe e nderoj punën e madhe të Shkurte Fejzës dhe e shpallë të Mërkurën, Shkurt 17, 2016 si
‘DITA E SHKURTE FEJZËS NË BRONX’
COMMENTS