Thirrja e aktorit për kolegët: Zbuloni nëse jeni me HIV

Aktori i famshëm amerikan Charlie Sheen, u ka bërë thirrje personazheve VIP, që të tregojnë nëse janë HIV pozitivë, në mënyrë që të mposhtin paragjyki

Aktori i famshëm amerikan Charlie Sheen, u ka bërë thirrje personazheve VIP, që të tregojnë nëse janë HIV pozitivë, në mënyrë që të mposhtin paragjykimet rreth personave të cilët janë të infektuar me këtë virus.

‘Do të ishte mirë nëse më shumë personalitete të famshme të zbulojnë se janë të sëmurë me virusin HIV. Kjo do të ndihmonte shumë. Ekzistojnë shumë paragjykime rreth personave që janë të prekur me virusin HIV, ndërsa unë shpresoj se do të ndryshoj kjo qasje’, ka deklaruar aktori për revistën erotike ‘Playboy’, për edicionin në gjuhën gjermane.

Charlie Sheen HIV +

Në të vërtetë, pasi në nëntor të vitit të kaluar ai ka zbuluar se është HIV pozitiv, ai ka zbuluar se njerëz të panjohur e ndalin në rrugë dhe e urojnë për guximin që kishte për ta pranuar këtë. Prandaj ai ka kërkuar edhe nga kolegët e tij, të cilët janë të shumtë, ta bëjnë të njëjtën gjë.

Charlie Sheen foto

COMMENTS