Peshkaqenët 400 vjeçarë të Grenlandës (Video)

Peshkaqenët e Grenlandës mund të jetojnë deri në 400 vjet, thonë shkencëtarët, ndërsa shtojnë se këto gjallesa janë më jetëgjatët nga të gjithë kurriz

Peshkaqenët e Grenlandës mund të jetojnë deri në 400 vjet, thonë shkencëtarët, ndërsa shtojnë se këto gjallesa janë më jetëgjatët nga të gjithë kurrizorët.

Biologu i Universitetit të Kopenhagenit, Julius Nielsen, përmes një artikulli në një revistë shkencore thotë se ai dhe ekipi i tij kanë testuar moshën e 28 peshkaqenëve të Grenlandës për të verifikuar vjetërsinë e tyre.

Gjetja e një peshkaqeni femër të moshës 400 vjeçare, nënkupton se ajo ka lindur në shekullin e 17-të.

Sipas shkencëtarëve peshkaqenët e Grenlandës rriten shumë ngadalë, vetëm 1 centimetër në vit, ndërsa konsiderohen në moshë madhore vetëm pasi të arrijnë moshën 150 vjeç.

Ata gjenden thellë në ujin e ftohtë të pjesës veriore të Oqeanit Atlantik.

Kurrizorët tjerë që kanë jetë shumë të gjatë janë një lloj i balenave që jetojnë deri në moshën 200 vjeçare.

COMMENTS