Pozitë vs Opozitë, nesër debati mbi demarkacionin

Pozitë e opozitë pritet që nesër të kenë përballje të fortë në debatin që zhvillohet për çështjen e demarkacionit. Ashpërsimi i diskursit dhe shkëm

Pozitë e opozitë pritet që nesër të kenë përballje të fortë në debatin që zhvillohet për çështjen e demarkacionit.

Ashpërsimi i diskursit dhe shkëmbimi i akuzave mes qeverisë e opozitës sa më shumë që afrohet ora e konferencës për demarkacionin me Malin e Zi, ka zbehur pritjet për rezultatet që mund të sjellë kjo tryezë.

Qeveria e kryeministrit Isa Mustafa pritet që para ligjvënësve Kosovar të prezantojë marrëveshjen e arritur për çështjen e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Ndërkaq, 3 partitë politike opozitare do t’i paraqesin argumentet e veta për ta rrëzuar këtë marrëveshje të arritur një vit me parë.

Opozitarët vazhdojnë të kundërshtojnë çështjen e demarkacionit, me arsyetimin se Kosovës me këtë marrëveshje i janë marrë mbi 8200 hektarë tokë.

Madje, opozita ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë fuqishëm këtë marrëveshje, duke mos përjashtuar mundësinë e organizimit edhe të protestave.

Në anën tjetër pozita insiston që opozita t’i paraqesë faktet dhe mos të akuzojë pa fakte.

Qeveria vazhdojë të mbrojë marrëveshjen, duke thënë se Kosova nuk është dëmtuar me këtë marrëveshje dhe se nuk bëhet fjalë për humbjen e territorit.

Madje, qeveria po e akuzon opozitën se me çështjen e demarkacionit po dëshiron të përfitojë politikisht.

Kuvendi i Kosovës është duke bërë përgatitjet e fundit para konferencës për demarkacionin, e caktuar të mbahet më 3 gusht në ambientet e sallës alternative.

COMMENTS