Aktorit Jackie Chan do t'i jepet çmimi Oscar i nderit për 'arritjet e tij të jashtëzakonshme' në film, raporton BBC. Akademia amerikane e filmave k
Aktorit Jackie Chan do t’i jepet çmimi Oscar i nderit për ‘arritjet e tij të jashtëzakonshme’ në film, raporton BBC.
Akademia amerikane e filmave ka votuar që me çmimin e nderit të shpërblehen edhe redaktorja Anne Coates, regjisori Lynn Stalmaster dhe krijuesi i filmave dokumentar Frederick Wiseman.
Presidenti i Akademisë, Cheryl Boone Isaacs i ka quajtur këto yje ‘pionierë të vërtetë dhe legjenda të artit të tyre’.
Çmimet atyre do t’u ndahen gjatë ceremonisë së ‘Governors Awards’, e cila mbahet në muajin nëntor.
COMMENTS