Koncerti që e rikthen në Prishtinë Dua Lipën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, me 7 gusht do të vijë në Kosovë, ndërsa dy ditë më pas do të mbajë koncert bamirësie në Parkun e Gërm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, me 7 gusht do të vijë në Kosovë, ndërsa dy ditë më pas do të mbajë koncert bamirësie në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Të gjitha të ardhurat nga ky koncert do të shkojnë për bamirësi në fondacionin ‘SunnyHill’.

Organizatorët kanë bërë të ditur se bileta do të dalin në shitje më 25 korrik anembanë Kosovës, ndërsa një e tillë kushton prej 10-15 euro.

Për këtë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se është i kënaqur që Prishtina është ombrellë e koncerteve kulturore, ku ka shtuar se ky koncert është vetëm një fillim, pasi që në të ardhmen do të sjellin në Kosovë sa më shumë këngëtarë të njohur për qytetarët.

Vlen të theksohet se të gjitha shpenzimet teknike të koncertit do t’i mbulojë Komuna e Prishtinës.

Dua Lipa ka lindur në Londër në vitin 1995. Familja e saj emigroi në Angli në fillim të viteve ’90, për shkak të dhunës dhe represionit që pushtoi vendin e tyre. Kur ishte 11 vjeç, Dua transferohet në Prishtinë, deri në moshën 15 vjeçare, kur vendos të rikthehet në Londër për të ndjekur pasionin e saj për muzikën.

Frymëzimi më i madh i këngëtares së re ishte babai i saj, Dukagjini, i njohur në Kosovë me bendin e tij të muzikës rock, ODA.

Dua Lipa punoi për këngën e saj të parë ‘New Love’ me Andrew Wyatt dhe Emile Hayne, producentë që kanë bashkëpunuar edhe me Lana Del Rey.

COMMENTS