Nëpër disa rrugë të Seulit, në Korenë Jugore, janë vendosur shenja të reja komunikacioni, të papara deri tani. Në fakt, ato nuk kanë të bëjnë me ng
Nëpër disa rrugë të Seulit, në Korenë Jugore, janë vendosur shenja të reja komunikacioni, të papara deri tani.
Në fakt, ato nuk kanë të bëjnë me ngasësit e makinave, por me këmbësorët.
Shenjat më të reja ua tërheqin atyre vërejtjen për të mos shkruar sms derisa ecin nëpër këto rrugë.
‘I kam përjetuar disa situata në të cilat përpak sa nuk kam përfunduar nën rrotat e makinave. E di që është e rrezikshme të përdoret telefoni mobil gjatë ecjes, por këtë është vështirë ta ndryshoj’, ka thënë një qytetare e Seulit.
‘Nganjëherë nuk shoh në semafor, por në telefon’, ka thënë një tjetër. ‘Mendoj se këto shenja janë të mira’.
Më tepër se 80% e banorëve të Koresë Jugore kanë telefona mobile ndërsa autoritetet kanë thënë se në 5 vjetët e fundit, numri i aksidenteve që ka lidhje me përdorimin e telefonave të mençur është dyfishuar.
COMMENTS