Këngëtarja e njohur nga Shqipëria Albana Mesuli, është në përfundim e sipër të këngës së saj me ritme verore 'Unë e ti', e cila publikohet nesër në mb
Këngëtarja e njohur nga Shqipëria Albana Mesuli, është në përfundim e sipër të këngës së saj me ritme verore ‘Unë e ti’, e cila publikohet nesër në mbrëmje.
Albana i ka thënë portalit zico.tv se kjo këngë ka diçka personale. Ajo është frymëzuar nga vet jeta e artistes.
‘Unë e ti’ është frymëzuar nga jeta ime, dhe shpresoj se në këtë këngë ta gjejnë veten shumë çifte të dashuruarish’ është shprehur Albana.
‘Mrekullia e kësaj bote ti për mua je’, thotë një rresht i vargjeve të këngës, të cilën në tërësi e ka realizuar Mariglen Boja, ndërkaq të vizuelizuar e sjellë ‘Pro Video’.
Vet këngëtarja pret sukses, pasi thotë se i është përkushtuar shumë këtij projekti.
COMMENTS