Haziri: Rehabilitimi i rrugës Gjilan – Pogragjë – Projekti më i madh i rindërtimit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri asfaltimin e rrugës 14 kilometërshe Gjilan - Pogragjë e ka cilësuar si projektin më të madh të rindërtimit të rrugëv

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri asfaltimin e rrugës 14 kilometërshe Gjilan – Pogragjë e ka cilësuar si projektin më të madh të rindërtimit të rrugëve.

‘Ky është investimi i rindërtimit të rrugës Gjilan – Malishevë – Uglar – Pogragjë 14.6 kilometra dhe projekti më i madh i rehabilitimit. Kjo rrugë është ndërtuar me vetëkontribut të qytetarëve në vitet 90-ta dhe në shenjë respekti dhe solidariteti, realisht ata janë më meritorët që sot një pjesë e buxhetit shkon në rindërtim të kësaj rruge’, ka thënë Haziri.

I pari i Gjilanit është ndarë tejet i kënaqur me cilësinë e punimeve, derisa vlerësoi se tashmë banorëve të kësaj ane i është kthyer dinjiteti.

Ndryshe, investimi në asfaltimin e kësaj rruge nga ana e Komunës kap shifrën e afro 300 mijë euro.

COMMENTS