Ç’ndodhi mbrëmë mes Noizyt e Ledri Vulës? (Video)

I kanë lënë anash armiqësitë. Sot ata performojnë bashkë, në një skenë. Noizy dhe Ledri Vula vetëm pak kohë më parë ishin armiq të përbetuar të një

I kanë lënë anash armiqësitë. Sot ata performojnë bashkë, në një skenë.

Noizy dhe Ledri Vula vetëm pak kohë më parë ishin armiq të përbetuar të njëri-tjetrit për shkak të grindjeve mes grupeve OTR dhe Baba Stars.

Të dy reperët mbrëmë kanë përformuar për herë të parë në të njëjtën skenë, në qytetin e Sarandës në Shqipëri, raporton ‘intv’

Adrenalina ka qenë në maksimum tek fansat e dy reperave teksa edhe i kanë parë të performojnë në këngët e njëri-tjetrit.

Prej kohësh konfliktet mes tyre janë sheshuar, duke nisur që nga ‘Top Fest 12’ ku dy artistët u panë të fotografoheshin bashkë. Madje gjatë asaj periudhe u diskutua për një bashkëpunim mes tyre i cili me siguri, tani është më afër se kurrë.

COMMENTS