Shumë herë është përmendur fakti i blerjes së klikimeve nga ana e këngëtarëve të ndryshëm në vendin tonë. Madje ka disa nga këngët shqiptare që brenda
Shumë herë është përmendur fakti i blerjes së klikimeve nga ana e këngëtarëve të ndryshëm në vendin tonë. Madje ka disa nga këngët shqiptare që brenda natës i mbledhin mbi gjysmë milionë klikime, dhe pa zbardhur mëngjesi kalojnë në 700-800 mijë.
Ironizimin me këtë dukuri shqiptare e ka bërë edhe këngëtari i mirënjohur Vedat Ademi.
Ai sapo ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një foto të këngëtarit tij të preferuar Bon Jovi.
Vedati ka shtruar pyetjen se si është e mundur që një këngë e Bon Jovit ‘This house is not for sale’ e publikuar në Youtube me 12 Gusht 2016, të ketë mbledhur 1.717.123 klikime, anipse kanali i tyre ndiqet nga 2 milionë persona.
Së fundmi këngëtari Vedat Ademi ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor ‘Thirrëm dashuri’ në bashkëpunim me J.Gashi.
COMMENTS