Mbrëmja e ndarjes së çmimeve për artistët më të mirë të vitit organizuar nga Top Channel, nuk ka kaluar pa probleme. Kësaj radhe bëhet fjalë për rrahj
Mbrëmja e ndarjes së çmimeve për artistët më të mirë të vitit organizuar nga Top Channel, nuk ka kaluar pa probleme. Kësaj radhe bëhet fjalë për rrahje.
Gazetari i Klan Kosova, Vlorijan Halili, është sulmuar fizikisht nga menaxheri i Kidës, Mehmet Elshani dhe një mik i tij.
Ngjarja e turpshme ka ndodhur në hollin e hotelit në Laprakë të Tiranës ku grupi i xhirimit të Klan Kosova ishin vendosur, me ftesë të organizatorëve të ‘Top Aëards’ për të mbuluar ngjarjen muzikore.
Rreth orës 2 pas mesnate, gazetari i emisionit ‘Prive’, siç shihet në deklarimin e tij në stacionin nr. 2 të policisë, është rrahur me grushta nga menaxheri i Kidës, duke i shkaktuar atij lëndime në sy e trup.
Sherrin duket se e ka nxitur një artikull i botuar në prive.al, sipas të cilit, të dy prezantuesit e Tapetit të Kuq, nuk kanë njohur artistët që menaxhon Elshani.
Reagime të menjëhershme kanë bërë duke e dënuar ngjarjen e rëndë drejtori i Klan Kosova, Alaudin Hamiti dhe producentja e ‘Prive’ Liberta Spahiu.
Mbrëmjen e djeshme janë shpërndarë çmimet e festivalit Top Awards. Mbretëresha e mbrëmjes me plotë tre kupa ishte Era Istrefi, që ndezi me Bonbon-in e saj si dhe shijoi suksesin. Edhe Alban Skenderaj mori 3 çmime.
‘Ky organizim ishte më të vërtetë madhështor’, thekson këngëtarja Era Istrefi.
Por, shumë brohoritje nga fansat për muzikën, por dhe stilin e tij të veçantë mori edhe Ledri Vula.
Ndërkohë në spektakël munguan edhe shumë fytyra të njohura të estradës mbarëshqiptare: Si Noizy, Dafina Zeqiri, Flori, Elvana Gjata, 2po2, Etnon & Genta Ismajli e shumë tjerë.
COMMENTS