Dje, është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare aktori i njohur italian Carlo Pedersoli, i njohur më shumë me emrin Bud Spencer. Lajmi është konfirm
Dje, është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare aktori i njohur italian Carlo Pedersoli, i njohur më shumë me emrin Bud Spencer.
Lajmi është konfirmuar nga i biri Giuseppe Pedersoli.
‘Babai ndërroi jetë qetësisht rreth orës 18:15. Nuk vuajti, na kishte të gjithëve pranë. Fjala e tij e fundit ishte ‘Faleminderit’, thotë djali i Bud Spancer.
Bud Spencer ka lindur më 31 Tetor 1929 në Napoli. Ai u kthye në një aktor Italian të njohur dhe komedian i cili ka luajtur për një kohë të gjatë filma komiko-aksion me aktorin e njohur italo-amerikan partnerin e tij Terence Hill.
Për shqiptarët ai njihet gjerësisht edhe si ‘Polic këmbëmadhi’. Me rolet e tij ai u kthye një personazh i dashur dhe heroik në të gjithë botën.
COMMENTS