Shesheli me deputetë pengon fjalimin e Mogherinit (Video)

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është ballafaquar me brohoritje të deputetëve të Partisë Radikale të Vojislav Sheshelit teksa ka mb

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është ballafaquar me brohoritje të deputetëve të Partisë Radikale të Vojislav Sheshelit teksa ka mbajtur fjalim në Parlamentin e Serbisë.

‘Rusia’, ‘Rusia’, nuk na duhet më ‘Unioni’. Në seancën ku ka folur Mogherini kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe disa ambasadorë përfshirë edhe ambasadorin e SHBA-ve.

Ajo fillimisht deputetëve të Serbisë u është drejtuar në gjuhën serbe, ndërkohë që gjatë gjithë kohës sa ka folur radikalët nuk janë ndalur duke bërtitur. Mogherini ka takuar edhe Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq.

COMMENTS