Hoxhaj: Kosova bëhet anëtare e Organizatës Botërore të Doganave

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave, është anëtarësimi më i rëndësishme p

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave, është anëtarësimi më i rëndësishme pas anëtarësimit në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Hoxhaj me anë të një postimi në facebook ku ka konfirmuar lajmin për anëtarësim në këtë organizatë, ka falënderuar shtetin e Belgjikës për ndihmën e dhënë.

‘Një tjetër lajm i mirë pak ditë pas njohjes nga Bangladeshi. Sot zyrtarisht Kosova është pranuar në Organizatën Botërore të Doganave, që është anëtarësimi më i rëndësishëm pas anëtarësimit tonë në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2009. Një falënderim i veçantë për shtetet mike, qeverinë belge dhe ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Reynders për përkrahjen për tu bërë pjesë e kësaj organizate pas disa vitesh lobimi intensiv’, ka shkruar Hoxhaj në facebook.

COMMENTS