Djemtë e Adem Grabovcit, kishin qasje të pakufizuar në kabinetet e ministrave. Ata, kishin autorizime nga i ati që shokun e tyre, Fidanin ta punësonin
Djemtë e Adem Grabovcit, kishin qasje të pakufizuar në kabinetet e ministrave. Ata, kishin autorizime nga i ati që shokun e tyre, Fidanin ta punësonin në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, bazuar në telefonatat e përgjuara të Grabovcit, të publikuara sot nga ‘Insajderi’.
Këtë ministri e kishte zgjedhur vetë Grabovci për shokun e djemve të tij, Guximit e Ngadhënjimit.
Aty, sipas Grabovcit, e kishte më së miri.
Fidani nuk e dinte anglishten, që ishte njëra prej kritereve të punësimit. Por, ky kriter binte poshtë për të.
Insajderi sjell biseda të përgjuara telefonike të Grabovcit me djemtë e tij si dhe ish-ministren e Integrimeve, Vlora Çitaku, e cila aktualisht është ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
COMMENTS