Dy këngëtaret e famshme botërore me prejardhje shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha do të jenë pjesëmarrëse në Video Music Awards në Los Angeles, në mes
Dy këngëtaret e famshme botërore me prejardhje shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha do të jenë pjesëmarrëse në Video Music Awards në Los Angeles, në mesin e shumë yjeve të globit.
Këngëtaret e njohura do të ngjiten në skenë për të prezantuar ndonjë nga çmimet e mbrëmjes.
Artistet botërore kanë treguar në rrjetet sociale se mezi presin të dielën, madje Bebe është shprehur se po i realizohet ëndrra të ngjitet në atë skenë.
Ndryshe, të dielën me 28 Gusht mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për videot më të mira muzikore nga MTV.
COMMENTS