Pas një pauze të gjatë në skenën muzikore shqiptare, këngëtarja Eliza Hoxha ka paralajmëruar rikthimin me një këngë të re. 'Përmes projektit tim të
Pas një pauze të gjatë në skenën muzikore shqiptare, këngëtarja Eliza Hoxha ka paralajmëruar rikthimin me një këngë të re.
‘Përmes projektit tim të ri do të rikthej disa momente të viteve të tetëdhjeta dhe do të jetë një ripërpunim i një kënge ku jo të gjithë e njohin dhe e mbajnë mend. Do të mundohem t’i kthej disa moment që tashmë janë harruar’, është shprehur Eliza, duke mos zbuluar më shumë detaje.
Rikthimi i saj në muzikë vjen pas 4 viteve, ndërsa për stilin retro, Eliza ka vendosur të bashkëpunojë me kompozitorin e mirënjohur Florent Boshnjaku.
Hoxha, për shkak të angazhimeve të saj si arkitekte, e ka lënë anash për disa vite muzikën.
COMMENTS