Janë bërë edhe reagimet e para lidhur me kërkesën e Ambasadës Turke në Prishtinë për arrestimin e gazetarit Berat Buzhala. I pari i Nismës Fatmir Lima
Janë bërë edhe reagimet e para lidhur me kërkesën e Ambasadës Turke në Prishtinë për arrestimin e gazetarit Berat Buzhala. I pari i Nismës Fatmir Limaj, thotë se ky është lajm shokues dhe veprim i papresedant, nëse është i vërtet!
E botojmë të plotë reagimin e Limajt:
Lajm shokues dhe veprim i papresedant, nëse është i vërtet!
Në disa media vendore dhe ndërkombëtare është publikuar lajmi se Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndjekje ligjore për gazetarin Berat Buzhala, për shkak të komenteve dhe analizave të tij rreth zhvillimeve të fundit në Turqi.
Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të deklarohet se a është i vërtet ky lajm dhe kjo kërkesë e Ambasadës Turke dhe poashtu kërkoj që Qeveria jonë sa më parë të tregoj se cila ka qenë përgjegja e Kosovës në raport me këtë kërkesë’ ka shkruar Limaj në Facebook.
Pasi puçi ushtarak dështoi në Turqi më 15 korrik, Berat Buzhala, gazetari i njohur në Kosovë për komentet e tij satirike, ka shkruar në Facebook ‘I ftoj qytetarët e Kosovës që po pushojnë në Turqi gjatë pushimit t’i bashkohen ushtrisë’.
COMMENTS