Edhe një moment që vërteton besnikërinë e qenit ndaj pronarit. Ky është momenti kur një qen është kthyer në 'hero' pasi shpëtoi pronarin e tij nga një
Edhe një moment që vërteton besnikërinë e qenit ndaj pronarit. Ky është momenti kur një qen është kthyer në ‘hero’ pasi shpëtoi pronarin e tij nga një grabitës.
Grabitësi i armatosur ka hyrë në dyqan dhe i ka drejtuar armën pronarit, shkruan ‘The Sun’.
Në atë çast, pronari i dyqanit është futur pas banakut dhe ka lëshuar qenin e tij, për të ‘luftuar’ hajnin.
Sipas shkrimit të ‘The Sun’, pronari i dyqanit, i ndihmuar nga qeni i tij, ka mundur të shpëtojë pa lëndime dhe hajduti është larguar duarbosh.
COMMENTS