Pse dështoi koncerti i Bushidos në Prishtinë – flet vet reperi

Reperi i famshëm Bushido, nuk ka performuar mbrëmë para fansave të tij në Prishtinë. Këta të fundit kanë mbetur të zhgënjyer pasi koncerti i tij nuk u

Reperi i famshëm Bushido, nuk ka performuar mbrëmë para fansave të tij në Prishtinë. Këta të fundit kanë mbetur të zhgënjyer pasi koncerti i tij nuk u realizua mbrëmë.

Bushido mbrëmë duhej të performonte para publikut kosovar në ‘Prishtina Plus Festival’, por që një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të prishjes së gjeneratorit.

Përmes një postimi në Facebook, Bushido ka shprehur keqardhje për shkak të kësaj ngjarje, përkundër që kishte pritur rreth dy orë në prapaskenë për rregullimin e gjeneratorit.

‘Të dashur miq, mbrëmë na thanë se gjeneratori është prishur dhe ata u munduan për dy orë që ta rregullojnë dhe të fillojë koncerti. Ne qëndruam një orë në prapaskenë në errësirë sepse shpresuam se rryma do të rregullohej. Fatkeqësisht nuk u rregullua dhe u desh të rikthehemi në hotel’, ka shkruar Bushido.

Postimi i Bushidos

Ai më tutje ka thënë se, ‘e kuptojmë zhgënjimin tuaj, gjithashtu edhe ne jemi të shkatërruar, do të ishte një festë e jashtëzakonshme’.

‘Shpresojmë ta mbajmë herën tjetër, por ajo që e pamë gjatë vizitës tonë në Kosovë është se rrallë shohim aq njerëz miqësor që na mirëpresin me duar hapur. Respekt për këtë dhe ne e rezervojmë këtë ditë, edhe pa energji, si kujtim i mirë’, ka shkruar Bushido.

Organizatorët e këtij festivali kanë marr kritika të shumta nga publiku, të cilët kanë kërkuar kthimin e biletave.

COMMENTS