Pas suksesit historik të xhudistes pejane e cila arriti të fitojë Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike 'Rio 2016', Majlinda Kelmendit do t'i bëhet prit
Pas suksesit historik të xhudistes pejane e cila arriti të fitojë Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, Majlinda Kelmendit do t’i bëhet pritje madhështore.
Kjo është agjenda e plotë:
Pritja zyrtare e Majlinda Kelmendit, Fituese Olimpike e Medaljes së Artë në Xhudo ‘RIO 2016’ në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari – Prishtinë
17:40 – 18:00 Arritja: Adria Airways Frankfurt – Prishtinë.
18:00 – 18:10 Pritja:
Isa Mustafa – Kryeministër i Republikës së Kosovës,
Familja e Majlinda Kelmendit
Kujtim Shala – Zv. Kryeministër dhe Ministër i MRKS-së
Znj. Vlora Dumoshi – Shefe e Stafit të Kryeministrit
Shasivar Haxhiaj – Nënkryetar i Komitetit Olimpik
Sokol Havolli – Shef i Kabinetit të Kryeministrit
18:10- 18:30 Salloni VIP 1
18:30 – 19:00 Konferenca për media
19:00 – 19:30 Nisja nga Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari për në Prishtinë.
19:30 – 20:30 Parakalimi i Majlinda Kelmendit me autobus të hapur nëpër sheshet e Kryeqytetit.
20:30 – 21:30 Nisja për në Pejë.
COMMENTS