Aferat e përgjimeve të fundit, nuk i kanë prishur 'tymin' Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së. Adem Grabovci, ka vendosur t'i lë pas krahëve krejt
Aferat e përgjimeve të fundit, nuk i kanë prishur ‘tymin’ Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së. Adem Grabovci, ka vendosur t’i lë pas krahëve krejt ato që thuhen për të.
Mbrëmë ai është parë shumë i disponuar në dasmën e djalit të vëllaut të tij në një hotel në Pejë.
Të veçantë këtë moment e kanë bërë edhe mysafirët ku mes tyre ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe një pjesë e madhe e kryesisë së PDK-së, ministra e deputetë.
Pos pritjes së mysafirëve, si dhe mbarvajtjes që gjithçka të jetë në vijë siç di ai, Grabovci herë pas here i është bashkuar edhe valles.
COMMENTS