Autoritetet amerikane e kanë arrestuar reperin Chris Brown nën dyshimin se ka kërcënuar një grua me armë. Bukuroshja Baylee Curran i ka thënë policisë
Autoritetet amerikane e kanë arrestuar reperin Chris Brown nën dyshimin se ka kërcënuar një grua me armë. Bukuroshja Baylee Curran i ka thënë policisë dhe ‘La Times’ se Brown i ka drejtuar armën në fytyrë.
Policia iu drejtua shtëpisë së Brown menjëherë pas një telefonate urgjence nga Curran.
Curran tha se kishte shkuar të hënën në mbrëmje në shtëpinë e këngëtarit e shoqëruar nga një bashkëpunëtor biznesi. Sipas saj, ajo po admironte gjerdanin prej diamanti të një tjetri kur Brown është ngritur duke e kërcënuar.
Curran shtoi se Brown i kishe drejtuar armën në fytyrë dhe i kishte kërkuar që të largohej.
Ndërkohë, reperi ka zgjedhur llogarinë e tij në Instagram për të akuzuar policinë për dhunë të tepruar si dhe ka shprehur mbështetjen për lëvizjen Black Lives Matter duke ofenduar oficerët.
Brown është akuzuar disa herë për dhunë në të kaluarën, përfshirë rastin më të bujshëm ndaj këngëtares Rihanna në vitin 2009.
COMMENTS