Paralajmërohet vrasja e këngëtarit turk Ibrahim Tatlises

Këngëtari i mirënjohur turk Ibrahim Tatlises është paralajmëruar se do të vritet. Në emergjencën e policisë turke ka thirrur sot një person duke th

Këngëtari i mirënjohur turk Ibrahim Tatlises është paralajmëruar se do të vritet.

Në emergjencën e policisë turke ka thirrur sot një person duke thënë se ‘Do ta vrasin Tatlisesin’.

Sipas mediave turke pas lajmërimit policia menjëherë ka vepruar duke marrë masa mbrojtëse për Tatlisesin.

Pas gjurmimit të telefonatës, autoritetet turke zbuluan se në numrin e emergjencës kishin thirrur dy truproja, ndaj të cilëve janë marrë masa të menjëhershme.

Ibrahim Tatlises ishte sulmuar në vitin 2011, i qëlluar me një plumb në kokë ndërsa ishte detyruar që të merrte një trajtim afatgjatë për t’u shëruar.

COMMENTS