Reperi i njohur nga Shqipëria Noizy, ka qenë shumë i angazhuar me koncerte këtë verë. Ka shijuar edhe suksesin e këngës 'Bow Down' në bashkëpunim me E
Reperi i njohur nga Shqipëria Noizy, ka qenë shumë i angazhuar me koncerte këtë verë. Ka shijuar edhe suksesin e këngës ‘Bow Down’ në bashkëpunim me Encën.
Por, Noizy është në përgatitje e sipër të këngës më të re të cilën pritet që shumë shpejt ta sjellë për fansat e tij.
Ai ka publikuar sot një fotografi në Instagram, ku shihet në studion e tij, duke incizuar këngën e re. E ndërsa në mbishkrimin e fotos, ka shkruar një mesazh mjaft thumbues për të tjerët: ‘Ata mundohen vetëm për ta arritur atë gjë. E dini ju?’, kanë qenë fjalët e tij.
Nuk dihet ende nëse kënga do të publikohet edhe me videoklip, mirëpo Noizy përsëri mbetet, një nga reperët më të kërkuar për momentin.
COMMENTS