Noizy shemb Gjilanin, ‘Skuadra jonë 2’ surpriza e rradhës?! (Video)

A ju ka ndodhur ndonjeherë të jeni në një vend ku nga turma e madhe e njerëzve të keni përshtypjen se do të shembet?! Mbrëmë kjo ndodhi në Diskotekën

A ju ka ndodhur ndonjeherë të jeni në një vend ku nga turma e madhe e njerëzve të keni përshtypjen se do të shembet?!
Mbrëmë kjo ndodhi në Diskotekën ‘Stop Summer Club’, ku reperi nga Shqipëria Noizy mbajti një nga koncertet ndoshta më masive të kësaj sezone.

Në fakt që në hyrje ku kishte rradhë të gjatë në pritje dihej se do të ishte një mbrëmje e paharruar edhe për vetë reperin, i cili në një moment të caktuar u përkul para gjilanasve.

Deri sa i gjithë publiku këndonin bashkë me të të gjitha këngët, ajo që i ndezi të gjithë ishte edhe interpretimi i këngës ‘skuadra jonë’ e cila është lansuar vite më parë nga reperi gjilanas Duda dhe Noizy.

Menjëherë pasi performoi këtë këngë, Noizy paralajmëroi shumë surpriza raporton zico.tv. A bëhet fjalë për një bashkëpunim tjetër të dy reperëve që do të mund të pasonte këngën ‘skuadra jonë’?

Edhe pse është përfolur shumë kohëve të fundit se grupet OTR dhe GG nuk shkojnë mirë bashkë e as liderët Noizy dhe Duda s’janë parë moti kohë bashkë, një këngë që do të mund të zëvendësonte hitin ‘skuadra jonë’, megjithatë do të ishte e mirëpritur nga të gjithë.

Pasi mbajti në adrenalinë publikun duke performuar rreth një orë dhe i larë në djersë, reperi filloi të bënte foto me fansa të shumtë që po prisnin në rradhë.

‘zico.tv’

COMMENTS