Ngjarje e rëndë në Ferizaj, vret gruan e më pas vetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Ferizajt ku burri ka vrarë gruan pastaj vetën. Ngjarja tragjike ka ndodhur pas orës 01:00 të mes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Ferizajt ku burri ka vrarë gruan pastaj vetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pas orës 01:00 të mesnatës në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj.

H.B ka shtënë me armë zjarri mbi gruan F.O, duke e lënë të vdekur në vend. E më pas ka vrarë edhe veten.

Lajmin për këtë vrasje e ka konfirmuar kapiteni i Policisë, Basri Shabani, ku thotë se vrasja ka ardhur për shkak të problemeve bashkëshortore.

‘Në këtë ngjarje kemi të bëjmë me vrasje të rëndë dhe vetëvrasje. Burri vret gruan pastaj vetën, kjo ka ndodhur për shkak të problemeve bashkëshortore. Burri ka vrarë gruan me Armë AK47’, tha Shabani.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e axhës së burrit. Ata lanë pas një djalë 6 vjeç, ku në ato momente ai ishte tek gjyshi i tij.

H.B ishte nga fshati Velikincë i Gjilanit por që nga vitet e 80-ta jetonte në Ferizaj.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Me rastin janë duke u marr hetuesit e Sektorit të hetimeve rajonale.

COMMENTS