Në Stubëll fillon renovimi i shkollës së parë shqipe

Në Stubëll të Vitisë kanë filluar punimet në restaurimin e objektit të shkollës së parë shqipe në Kosovë. Me këtë rast kryetari i Komunës së Vitisë

Në Stubëll të Vitisë kanë filluar punimet në restaurimin e objektit të shkollës së parë shqipe në Kosovë.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha për kulturë, Kaltrina Sylejmani, kanë vizituar këtë objekt që është në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore.

I pari i Vitisë Sokol Haliti, ndër tjerash ka thënë se është e një rëndësie të veçantë të investohet në ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore siç është shkolla e parë shqipe në Stubëll.

Sylejmani bëri me dije se Komuna e Vitisë, si participuese në këtë projekt do të kujdeset që t’i realizojë detyrat e veta të dala nga Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar në mes të kryetarit Sokol Haliti dhe Ministrit të Kulturës Kujtim Shala.

Përndryshe, objekti i shkollës së parë shqipe në Stubëll gjendet edhe në listën e trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përkohshme.

COMMENTS