Ndryshime në kryesimin e TOP 20 – ZICO TV

3 projekte të reja muzikore janë bërë pjesë e Top Listës muzikore në ZICO TV duke lënë jashtë TOP 20, projekte të tjera që kanë qenë më pak të votuara

3 projekte të reja muzikore janë bërë pjesë e Top Listës muzikore në ZICO TV duke lënë jashtë TOP 20, projekte të tjera që kanë qenë më pak të votuara.

Ardian Bujupi & Dalool mbizotërojnë klasifikimin e top listës, ndërsa duket se bashkëpunimi i artistëve për hitin ‘Na jena njo’ ka qenë goditje në shenjë. Kjo këngë i ka ‘prishur’ renditjen këngës ‘Shake it’ nga Etnon ft. Genta Ismajli, të cilët 9 herë e kanë kryesuar listën e hiteve më të pëlqyera të momentit.

Në pesëshen më të votuar në ‘TOP 20 – ZICO TV’ gjenden edhe 2po2 ft. Flori – Gone Girl, NRG Band & Dj. Aldo – Mos u nal si dhe Era Istrefi me ‘Bonbon’.

Ndërkaq, propozimet e kësaj jave janë: Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo, Enca ft. Noizy – Bow down dhe Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo.

Ju mund të vazhdoni të votoni për të preferuarit tuaj në llogarinë e ZICO TV në facebook, dhe portalin www. zico.tv.

COMMENTS