Termometri ka regjistruar temperatura deri në 30 gradë Celcius. Kinezët nuk i kanë bërë ballë kësaj nxehtësie. Në Sichuan të Kinës, plazhet dhe pishin
Termometri ka regjistruar temperatura deri në 30 gradë Celcius. Kinezët nuk i kanë bërë ballë kësaj nxehtësie. Në Sichuan të Kinës, plazhet dhe pishinat janë stërmbushur me njerëz, që përpiqeshin të freskoheshin në këto ditë të nxehta vere.
Mirëpo, numri shumë i madh i tyre ka bërë që pos plazhit edhe uji të jetë i ngarkuar me njerëz.
Vetëm në një pishinë kanë shkuar mbi 6 mijë persona, të cilët e kanë mbuluar sipërfaqen e ujit me rrathët e gomës që i mbanin në trup.
Më mirë nuk ka qenë as në plazhet e qytetit, sepse numri enorm i pushuesve ka bërë që ata të mos jenë aspak komod.
Sidoqoftë, të rinj e të vjetër janë përpjekur që të luajnë dhe të argëtohen, ndërsa fshiheshin në çadra kur nuk kishte vend në ujë.
COMMENTS