Me ritme të muzikës latine, Iglesias ‘dridh’ Shkupin (Video)

Ylli i muzikës latine Enrique Iglesias ka ndezur Shkupin mbrëmjen e djeshme në VIP arenën në QS 'Boris Trajkovski'. Mbi 8000 njerëz mbushën sallë

Ylli i muzikës latine Enrique Iglesias ka ndezur Shkupin mbrëmjen e djeshme në VIP arenën në QS ‘Boris Trajkovski’.

Mbi 8000 njerëz mbushën sallën, e cila faktikisht është salla më e vogël ku Iglesias ka performuar këto 10 vitet e fundit.

I njohur për hitet e tij, Bailando, El Perdon, Not in Love, Hero, Tonight, Bailamos etj, ai ka ngritur në këmbë mijëra shikues që ishin mbledhur për të.

Koncerti i Iglesias pason atë të David Guettas mbajtur ditë më parë në Shkup.

COMMENTS