Majlinda Kelmendi do t’i hajë si keksa konkurrentet e saj në ‘Rio 2016’

Kur bëhen bashkë Majlinda Kelmendi e Fisnik Ismaili i Vetëvendosjes, nuk mund t'i mendojmë ndryshe - të dy të fortë! Njëri në Kuvend, e tjetra mbretër

Kur bëhen bashkë Majlinda Kelmendi e Fisnik Ismaili i Vetëvendosjes, nuk mund t’i mendojmë ndryshe – të dy të fortë! Njëri në Kuvend, e tjetra mbretëreshë e xhudos.

Se Majlinda do t’i mund një nga një me rend konkurrentet e saj në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, e ka thënë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Fisnik Ismaili i cili ka postuar një fotografi bashkë me Majlinda Kelmendin.

‘Normal, kur ta ngulfatë Spajdermenin, ato cucat n’Rio, i han si keksa’ është shprehur Fisi, në përshkrimin e fotos mjaft interesante që e ka publikuar në Instagram.

Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova po ushtriojnë intenzivisht, pasi ato kanë marrë ‘vizën’ zyrtarisht për Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.

fisi me majlinden

COMMENTS