Labi shtron darkë për mërgimtarët – Ja sa i kushton ky ‘mastraf’

Këngëtari i famshëm nga Ferizaj, Labinot Tahiri si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit do të organizojë darkë për mërgimtarë. Përmes një statusi t

Këngëtari i famshëm nga Ferizaj, Labinot Tahiri si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit do të organizojë darkë për mërgimtarë.

Përmes një statusi të bërë në rrjetet sociale, Labi ka thënë se me datë 5 gusht në sheshin e Ferizajt janë të ftuar të gjithë mërgimtarët që të marrin pjesë në këtë eveniment nga ora 18:00 deri në ora 22:00.

Mësohet se krejt ky ‘mastraf’ Labit do t’i kushtojë mbi 10 mijë euro.

‘Unë gjithmonë organizimet e tilla i kam bërë me iniciativë timen dhe asnjëherë nuk kam pas përkrahje institucionale. Nëse nuk e kam ndihmën sikurse vitin e kaluar nga kompani të ndryshme për gjëra ushqimore, unë do t’i investojë mbi 10 mijë euro por nëse më ndihmojnë atëherë i bie më pak’ ka thënë këngëtari në një prononcim.

Po ashtu, Labi ka theksuar se ai nuk kërkon para për raste të tilla pasi që dëshiron që të gjithë familjet shqiptare të kuptojnë se është obligative një pritje e tillë për mërgimtarë pasi që ata kanë dhënë një kontribut të madh për gjithë ne.

COMMENTS