Kosova dhe lufta në fushatën presidenciale të Serbisë

Kandidati presidencial i Serbisë nga Partia Popullore serbe Milan Stamatoviq, gjatë një mitingu parazgjedhor ka thënë se si kryetari i shtetit do të a

Kandidati presidencial i Serbisë nga Partia Popullore serbe Milan Stamatoviq, gjatë një mitingu parazgjedhor ka thënë se si kryetari i shtetit do të angazhohet për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, transmeton Koha.net.

‘Shtetin e mbron ushtria, por edhe dija, diplomacia e shëndeti, qytetari lumtur dhe i pasur. Çdokush që dëshiron të rrëmbejë edhe një pëllëmbë toke të stërgjyshërve tanë nga Presheva te Subotica, nag Brezovica te Frushka Gora, dhe nga Stara planina te Zliatibori, duhet ta dijë se këtu jeton populli në venat e të cilit rrjedh gjak i Obiliqit’, citon novostionline të ketë thënë Stamatoviq.

siç theksohet në kumtesë, ka thënë se Kosova ‘është burimi i kulturës sonë shpirtërore, Hilandari mbrojtës i këtyre vlerave, e ultësira e butë e Vojvodinës serbe mbrojtës e traditës së identitetit, kulturës dhe e zakoneve tona’.

COMMENTS