Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se për shkak të të reshurave të mëdha ka vështirësi të lëvizjes dhe vërshime në disa lagje në kryeqytet. Për
Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se për shkak të të reshurave të mëdha ka vështirësi të lëvizjes dhe vërshime në disa lagje në kryeqytet.
Për momentin situata më e keqe paraqitet në rrugën “Nazim Gafurri” , “Rrugën B”, te banesat e bardha në Breg të Diellit, rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Tophane, Kolovicë etj.
Ekipet e Drejtorisë së Inspeksionit dhe të Drejtorisë së Shërbimeve Publike së bashku me të gjitha pesë kompanitë janë në terren e poashtu edhe ekipet e zjarrëfikësve, duke ndihmuar në hapjen e rrugëve dhe sanimin e problemeve të tjera. Për çdo vështirësi qytetarët duhet të lajmërojnë Qendrën e Thirrjeve, ndërsa të gjithe qytetarët udhëzohen të reduktojnë lëvizjet nëpër qytet përveq në raste urgjente. Komuna do të njoftojë për detaje në orët në vijim, thuhet në njoftimin e Komunës.
Ndryshe në orët e pasdites nga një shi i rrëmbyeshëm janë shkaktuar probleme në trafik, sepse ka pasur bllokime të rrugëve nga uji.
Për të përballuar vërshimet që ndodhën pas reshjeve të shumta të shiut, Komuna e Prishtinës ka vënë në dispozicion një numër emergjent për të dhënë çdo informatë.
Raportohet se të gjitha ekipet me të gjitha kapacitetet janë në terren.
Numrat pë Qendrën e Thirrjeve janë:
0800 12233
0800 12244
0800 12255
COMMENTS