Dafina Kastrati është një këngëtare me prejardhje nga Kosova të cilës si duket po i buzëqesh fati falë edhe talentit të saj. Dafina ka publikuar në
Dafina Kastrati është një këngëtare me prejardhje nga Kosova të cilës si duket po i buzëqesh fati falë edhe talentit të saj.
Dafina ka publikuar në fillim të Gushtit këngën ‘Shot Calling’, me çka ka arritur të hyjë në top listën muzikore të kanalit më të madh muzikor gjerman MTV.
Kënga e Dafinës ‘Shot Calling’ është punuar nga një ekip që në përbërje ka edhe shqiptarë.
Producenti i njohur nga Prishtina, Florent Boshnjaku ka shkruar në Facebook se ndihet i lumtur që është pjesë e këtij ekipi dhe që kënga tashmë ka dalë në MTV.
COMMENTS