Ka shumë këngëtarë që përdorin emër artistik sepse kanë dëshirë të identifikohen në bazë të saj. Por ka edhe nga ata përdorin emrin artistik të një ar
Ka shumë këngëtarë që përdorin emër artistik sepse kanë dëshirë të identifikohen në bazë të saj. Por ka edhe nga ata përdorin emrin artistik të një artisti tjetër. Ai ka publikuar një këngë nën titullin ‘In my zone’, dhe ka zgjedhur të mbajë emrin e këngëtares së suksesshme Kida.
Ndoshta nuk i pëlqen emri i tij, ose e ka menduar me zgjuarsi, pasi pretendon të tërheqë vëmendje duke përdorur emër tjetër.
Menaxheri i Kidës, Mehmet Elshani, në të njejtën kohë edhe i ON Records ka deklaruar se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje përmes gjykatës.
‘Një artist duhet të ketë identitetin e tij, dhe është një gabim i madh të përdorësh emrin e një artisti tjetër. Kemi në plan ta çojmë këtë shkelje deri në gjykatë, për këtë përdorim jo ligjor të një emri artistik’, ka deklaruar Elshani.
COMMENTS