Këshilltari i kryeministrit të vendit, Sokol Havolli deklaroi se këtë javë do të procedohet për ratifikim marrëveshja për demarkacionin e kufirit me M
Këshilltari i kryeministrit të vendit, Sokol Havolli deklaroi se këtë javë do të procedohet për ratifikim marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Havolli tha se Qeveria ka vlerësuar se këtë javë duhet të arrijë marrëveshja në Kuvend.
Por deputeti i opozitës nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi deklaroi se do ta kundërshtojnë një gjë të tillë. Ai tha se në të gjitha format do të mundohen që ta pengojnë ratifikimin e kësaj marëveshjeje.
Ndërkohë, dy subjektet politike opozitare, AAK dhe Nisma tashmë kanë konfirmuar pjesmmarrjen e tyre në seancën plenare kur pritet të jetë për diskutim çështja e demarkacionit me Malin e Zi.
COMMENTS