Lagjja 'Dardania' e Gjilanit, pas parkut, po bëhet me çerdhen më të madhe e moderne në regjion. Në kuadër të vizitave që kryetari i komunës, Lutfi Haz
Lagjja ‘Dardania’ e Gjilanit, pas parkut, po bëhet me çerdhen më të madhe e moderne në regjion. Në kuadër të vizitave që kryetari i komunës, Lutfi Haziri, po i bënë në terren, pas vizitës në sektorin e shëndetësisë, sot ka përcjell nga afër punimet që janë duke u kryer në ndërtimin e çerdhes më të madhe dhe më moderne në regjion, asaj në lagjen ‘Dardania’, me investim të përbashkët me USAID-in.
‘Pas përfundimit të punimeve të parkut ‘Dardania’, jemi duke punuar në projektin tjetër me rëndësi të madhe e me financim të përbashkët nga Komuna e Gjilanit dhe Qeveria amerikane, përmes partnerit implementues USAID – Kosova, përmes programit Qeveria për Qeverinë. Sot jemi në inspektim të punimeve dhe në përcjellje të dinamikës së punëve, sepse jemi të interesuar të mos humbim kohë. Kjo është çerdhja më e madhe në regjion sa i përket hapësirës. Do ta ketë edhe numrin më të madh të fëmijëve, duke pranuar fëmijë nga mosha zero deri në gjashtë vjet. Vlera e përgjithshme e projektit është 400 mijë euro dhe participimi është 50 për qind buxhet i Qeverisë amerikane dhe 50 për qind buxhet i Komunës së Gjilanit’, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka potencuar se nga buxheti vetjak në një të ardhme të afërt do të ndërtohet edhe biblioteka për fëmijë me infrastrukturën përcjellëse, pikërisht afër çerdhes dhe po në këtë lagje.
Sa i përket lagjes ‘Dardania’, Haziri ka dhënë edhe lajmin tjetër në interes të kësaj lagjeje, duke potencuar investimin nga buxheti komunal i terrenit sportiv për grupmosha të caktuara, që përfshin infrastrukturë të mjaftueshme dhe me standarde të larta, por edhe rregullim dhe investim të fushave të ndryshme sportive dhe fushat e lojës së tenisit. Ai ka njoftuar se Komuna e Gjilanit së bashku me USAID-in është duke punuar edhe në tri programe që janë në interes të komunitetit, qytetarëve dhe të Komunës së Gjilanit në përgjithësi.
COMMENTS