Ekskluzive: Mihrije Braha bashkëpunim me Bleron

'Sa vjet i kom, sa vjet i ki'. Kështu ka vendosur Mihrije Braha ta titullojë projektin e saj më të ri, i cili do të publikohet pas 8 ditësh. Mihrij

‘Sa vjet i kom, sa vjet i ki’. Kështu ka vendosur Mihrije Braha ta titullojë projektin e saj më të ri, i cili do të publikohet pas 8 ditësh.

Mihrija ka treguar për portalin zico.tv se kënga është punuar nga një kombinim fantastik në Studion e Bleros ‘Elephant’, me Ukin dhe Brilantin.

‘Këngën e kemi punuar me Ukin dhe Brilantin me produksion ‘Elephant’, dhe sigurisht që aty ka dorë edhe Blero. Një kombinim fantastik, uroj t’i pëlqej edhe fansave, ashtu siç na ka pëlqyer neve’, tha Mihrija për zico.tv

Artistja ka zbuluar se një pjesë e klipit është xhiruar në Kosovë me regji të Blerdi Malushit, ndërkaq pjesën tjetër do ta bëjë të hënën në bregdetin e Shqipërisë.

Më tutje Mihrija shton se videoklipi po punohet me shumë përkushtim, në të cilin ka angazhuar edhe valltarë, dhe beson se pas 8 ditësh do të përfundojnë pritjet e adhuruesve të muzikës së saj – me lansimin e projektit më të ri.

‘zico.tv’

Mihrije Braha me ekip_00000

COMMENTS