Dokufest thirrje për vullnetarë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, DokuFest, ka hapur thirrjen për të interesuarit që duan të jenë vullnetarë të këtij fest

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, DokuFest, ka hapur thirrjen për të interesuarit që duan të jenë vullnetarë të këtij festivali në kuadër të edicionit të 15-të dhe rrjedhimisht të ndihmojnë në mbarëvajtjen e tij. DokuFest këtë vit mbahet mes datave 5 dhe 13 gusht, në Prizren.

Programi i vullnetarëve të DokuFestit mobilizon një ekip vullnetarësh entuziastë, të përkushtuar dhe kreativ.

DokuFesti i konsideron ata si një nga imazhet më të çmuara të festivalit dhe ata janë të pranishëm në të gjitha lokacionet e tij.

Vullnetarët e DokuFestit duhet të jenë mbi 16 vjeç. Ata do të punojnë pranë Press Qendrës, në Mikpritje, DokuDaily, DokuKids, DokuShop dhe DokuTV. Aplikimi është i hapur deri më 15 korrik.

COMMENTS