Dallas, 5 policë të vrarë gjatë protestave për vrasjen e 2 zezakëve (Video)

5 oficerë të policë janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me snajperë, gjatë protestës kundër dy vrasjeve aktuale të personave zezakë

5 oficerë të policë janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me snajperë, gjatë protestës kundër dy vrasjeve aktuale të personave zezakë nga policia, kanë thënë autoritetet e Shteteve të Bashkuara.

Policia në Dallas tha se së paku dy snajperistë kanë shtënë ‘në stilin e pritës’ kundër oficerëve mbrëmë vonë.

Policia tha se tre të dyshuar janë të arrestuar, ndërsa i katërti kishte shkëmbyer të shtëna me pjesëtarët e rendit në një vend parkimi në qendër të qytetit, tha sot herët në mëngjes, shefi i policisë së Dallasit, David Brown.

Policia, po ashtu, ka thënë se ekipi i hetimeve po e shqyrton një pako të dyshuar të gjetur afër vendit ku ishte një i dyshuar.

Këto të shtëna kanë ndodhur derisa në disa qytete amerikane mbrëmë janë mbajtur protesta, që kryesisht ishin paqësore.

Me këto protesta kundërshtohej vrasja e dy personave zezakë nga policia.

Një rast ka ndodhur afër vendit St. Paul në Minesotë më 6 korrik, kur është vrarë Philando Castile.

Dashnorja e tij, Diamond Reynolds, në mediat sociale e ka postuar një video ku shihet Castile duke vdekur në rrëke të gjakut.

Një ditë më parë, më 5 korrik, është vrarë Alton Sterling, pas një grindjeje me policët e bardhë në Baton Rouge në Luizianë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, këto vrasje i ka cilësuar si tragjike.

‘Të gjithë ne si amerikanë duhet të jemi të shqetësuar nga këto të shtëna, pasi ato nuk janë incidente të izoluara. Ato janë shenjë e një kompleksi të gjërë të pabarazive, që ekzistojnë në sistemin tonë gjyqësor penal’, tha Barack Obama.

Dallas 2

Dallas 3

COMMENTS