Një çift bashkëshortor nga Australia, pasi janë kthyer në shtëpi, kanë mbetur të befasuar kur e kanë gjetur në divan një koala. Vicki Haines dhe Mi
Një çift bashkëshortor nga Australia, pasi janë kthyer në shtëpi, kanë mbetur të befasuar kur e kanë gjetur në divan një koala.
Vicki Haines dhe Michelle, nuk kanë mundur t’i besojnë syve, kur e kanë parë kafshën simpatike, që rrinte e qetë dhe po kënaqej.
‘Po rrinte ulur në skaj të divanit, shumë afër makinës për freskim, ndërsa qeni vërtitej i tërbuar nga prania saj’, i ka thënë medieve Haines.
Ai nuk e di si ka arritur kjo krijesë të futej në shtëpi, meqenëse të gjitha dyert dhe dritaret ishin të mbyllura.
Mësohet se koalës ia kanë vënë një mikrochip, dhe e kanë lëshuar sërish në natyrë.
Ndryshe, këto krijesa janë shumë të buta dhe të shoqërueshme, por nëse ndihen të trembur i nxjerrin kthetrat e gjatë dhe grithin shumë keq.
COMMENTS