Binjaket, lindin bebe në të njëjtën ditë dhe orë

Tashmë nuk e ndajnë vetëm të njëjtën ditëlindje. Motrat binjake Sarah Mariuz dhe Lea Rodgers, të dyja nga 35 vjeçe, kanë sjellur në jetë bebe në të nj

Tashmë nuk e ndajnë vetëm të njëjtën ditëlindje. Motrat binjake Sarah Mariuz dhe Lea Rodgers, të dyja nga 35 vjeçe, kanë sjellur në jetë bebe në të njëjtën kohë, në orën 1:18 dhe në të njëjtën ditë.

Sipas ‘Today.com’, fëmija i Leas është djalë dhe u lind në Denver të Kolorados, ndërsa Sara ka lindur vajzë në Kaliforni.

Edhe pse Kalofornia është një orë pas Kolorados, në momentin e lindjes të dyja orët shënonin 1:18.

Motrat binjake kanë thënë se nuk kishin planifikuar të mbeteshin shtatzënë në të njëjtën kohë, dhe ajo që kishte ndodhur ishte thjesht mahnitëse.

COMMENTS